Flash News

KRYESORE

Bushati bisedë telefonike me Pompeon, shmang Iranin nga njoftimi

Bushati bisedë telefonike me Pompeon, shmang Iranin nga njoftimi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit.

“Sapo pata një telefonatë me Sekretarin e Shtetit Pompeo, i cili falënderoi Qeverisë e Shqipërisë për lidershipin në marrjen e vendimit kundrejt praktikës diplomatike të papranueshme. Nënvizova se Shqipëria po bashkon forcat me ato të vendeve të tjera evropiane për të mbrojtur sigurinë evropiane kundër të gjitha veprimtarive keqdashëse të pushteteve të tjera“, deklaron Bushati.

Ministri Bushati ka shmangur përmendjen e Iranit nga ky njoftim, ndonëse thekson se falenderimet nga Pompeo i ka marrë pikërisht për “lidershipin në marrjen e vendimit kundrejt praktikës diplomatike të papranueshme.”

Informacioni për të dëbuar nga Tirana ambasadorin e Iranit, Gholamhossein Mohammadnia, iu dha disa mediave nga Ministria e Jashtme, por ky institucion nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje. As kryeministri Edi Rama, i cili u përshëndet personalisht nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, nuk bërë asnjë deklaratë për dëbimin e ambasadorit.

Më të zëshme për këtë vendim të Tiranës kanë qenë Uashingtoni dhe Tel Avivi, ndërsa qeveria shqiptare po përpiqet ta kalojë në heshtje.

Dëbimi nga Shqipëria/ Ambasadori i Iranit e nisi detyrën me përplasje me ish-presidentin Nishani; akuza edhe për diplomatin Roodaki

Të fundit