Flash News

KRYESORE

Bushati: Diaspora në Tuz ishte shembull, larg paradave e përbetimeve pa përmbajtje

Bushati: Diaspora në Tuz ishte shembull, larg paradave e përbetimeve

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka cilësuar fitoren e shqiptarëve në Tuz një shembull manifestimi, referuar edhe nga angazhimi i diaspores.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bushati thekson se Tuzi tregoi qartë nevojën për të ndarë politikën e ditës nga prioritetet kombëtare, sipas tij larg paradave e përbetimeve pa përmbajtje.

Mesazhi i plotë:

Mesazhi që vjen nga Tuzi ku ‘Forumi Shqiptar - Malësia na Bashkon’ arriti një rezultat historik, është padyshim më shpresëdhënësi për shqiptarët në rajon, pas formësimit të platformës së bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut në fillimin e vitit 2017. Ky hap i madh përpara, është tregues i pjekurisë politike të udhëheqjes së partive shqiptare në Malin e Zi dhe në të njëjtën kohë burim frymëzimi për fuqizimin e mëtejshëm të kohëzionit të faktorit shqiptar në rajon, si kontribut për stabilitetin demokratik dhe përkatësinë euro-atlantike.

Angazhimi i diasporës për fitoren e korrur në Tuz përbën një shembull të vërtetë të manifestimit të vetëdijes kombëtare, larg paradave e përbetimeve pa përmbajtje. Tuzi na tregoi qartë gjithashtu nevojën për të ndarë politikën e ditës nga prioritetet kombëtare.

Tashmë para shqiptarëve shtrohet një sfidë edhe më e madhe në horizont. Ajo e drejtimit, zhvillimit dhe modernizimit të Tuzit përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe të gjithë grupimet e tjera etnike.

Të fundit