Flash News

KRYESORE

Bushati fajëson Agim Kajmakun për shkarkimin: Të kishte marrë avokat

Bushati fajëson Agim Kajmakun për shkarkimin: Të kishte

Deputeti socialist, Ervin Bushati duke komentuar shkarkimin e Agim Kajmakut e fajëson atë për faktin që nuk ka marrë një avokat.

Bushati thekson se në të mirë të Reformës në Drejtësi, Partia Socialiste do bëjë ç’është e mundur edhe duke vuajtur pasojat.

“Kandidatët duhet të kishin deklaruar në formular çështjet e tyre. Ne kemi mbrojtur procesin, deri sa folën institucionet. Nuk ka mënyra si të kërkojë PS informacione për kandidatët.

Po ne e kemi zgjedhur, dalim përgjegjës për këtë, por nuk merremi me raste personale. Faji i tyre, që nuk kanë marrë një avokat dhe të shikonin të gjitha detajet.

Basha mesa di unë është akoma i pandehur. Kur ta bëjë në formularin e dekriminalizimit ta deklarojë. Të mbajë përgjegjësi për veten, fytyra e Ramës, është Rama”, tha deputeti socialist.

Pas mbledhjes së sotme, për shqyrtimin e verifikimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, KQZ ka vendosur me 5 vota pro t’i heqë mandatin Kajmakut, pasi akuzohet se gënjeu në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim të mëhershëm për falsifikim parash në Greqi.

Fshehu dënimin në formularin e dekriminalizimit, KQZ shkarkon nga detyra kryebashkiakun Agim Kajmaku

Të fundit