Flash News

KRYESORE

Bushati: Falja e 12 miljeve det Greqisë? Marrëveshja e re, më e mirë se ajo e 2009-s

Lidhur me varrezat greke në Shqipëri Ditmir Bushati u shpreh sot se nuk do të ketë të reja veç atyre për të cilat ëhstë rënë dakordë më 2009 në Grykën e Këlcyrës dhe në Bularat.

“Asnjë varrezë e re. Vetëm ato për të cilat ëhstë rënë dakord në të kaluarën. Shumë gjëra kanë rrjedhur që kur italianët kanë marë ehstrat e të rënëve të tyre në vitet ’60. Ka një komision të përbashkët në gërrmime. Shifra e pretenduar nga Greqia, nuk përputhet me shifrat tona. Mund t’iu them nga gërmrimet e para në terren, numri i ushtarëve të identifikuar, është disa herë më i vogël nga ai sa pretendohet”.

A ka të drejtë shteti shqiptar, varrezë ushtarësh shqiptarë brenda terirtorit grek?

“Këto gjërat bëhen me mirëkuptim mes palëve. Marrëveshgja ëhstë firmosur më 2009 dhe po zbatohet më 2018. Nuk kemi bërë aneks të marrëveshjes, kemi bërë protokoll zbatimi të marrëveshjes së 2009-s. Ne nuk kemi qenë të kënaqur për marrëveshjen”.

“Është biseduar me palën greke, në këtë proces të nisur para dy vketësh”.

A janë fleksibël?

“Grekët kanë qenë të interesuar për të zbatuar një marrëveshje që nuk ëhstë zbatuar nga ana jonë”.

Si qëndron deklarata e Kotzias se Shqipëria do t’i njohë zgjerimin e 12 miljeve det të Greqisë?

“Pala shqiptare në diskutimet eksploratore që ka bërë për këtë cështje, lka marrë si bazë të drejtën ndërkombëtare, Konventën për të Drejtën e Detit, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, këto janë vija të kuqe. Në bisedën në princip, për të ciulën ramë dakord me palën greke, rezultati për palën shqiptare ëhstë një rezultat disa herë më i mirë i 2009-s, është në respekt të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të drejtën ndërkombëtare. Marrëveshja që ne synojmë për të arritur do të bëhet mbi parimin e barazlargësisë, e përmirësuar. Do të ulen ekspertët në tryezë dhe do të finalizojnë marrëveshjen.”

Të fundit