Flash News

KRYESORE

Bushati: Greqia do gërmojë në disa zona të Shqipërisë për gjetjen e ushtarëve të rënë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur rreth procesit të gërmimeve për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grek.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ Bushati tha se do të ketë gërmime në disa zona të Shqipërisë që shtrihen në territorin e tre-katër bashki të vendit.

“Gërmime do të ketë në disa zona. Janë tre apo katër bashkive në territoret e të cilave do ët ketë gërmime”, u shpreh Bushati.

Sa i takon varrezave ministri i Jashtëm tha se ato do të jenë dy, në Këlcyrë dhe Bularat.

Të fundit