Flash News

KRYESORE

Bushati i përgjigjet kritikave të Idrizit: Nacionalizëm për tepsi

Bushati i përgjigjet kritikave të Idrizit: Nacionalizëm për

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i është përgjigjur kritikave të shumta të bëra sot nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, lidhur me qëndrimin e qeverisë shqiptare për çështjen shqiptare.

Me anë të një postimi në ‘Twitter’, Bushati shprehet: “Kush bërtet i dëshpëruar për t’u faktorizuar në hartën e nacionalizmit ballkanik, s’ka lidhje me çështjen kombëtare e as me vendosmërinë e qeverisë së Edi Ramës, që përfshiu në bisedime me fqinjin jugor të gjitha çështjet që i kishte mbuluar pluhuri i harresës. Nacionalizëm për tepsi.”

Dorëheqja e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotziaz, ka shkaktuar debate të shumta edhe në Tiranë. Pas dorëheqjes së Kotzias, mediat greke kanë raportuar se ish-ministri ka financuar disa media në Shqipëri për interesa të Athinës.

Të fundit