Flash News

KRYESORE

Bushati: Kemi tre oferta konkrete në tavolinë për opozitën

Bushati: Kemi tre oferta konkrete në tavolinë për opozitën

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se qeveria ka tre oferta konkrete në tavolinë për opozitën e kryesuar nga PD.

Në një konferencë për mediat bashkë me homologun e tij gjerman, Heiko Maas, Bushati ka dhënë detaje mbi këto propozime për dialog me opozitën.

“Ka një ofertë nga ana e qeverisë drejtuar opozitës, lidhur me ato çështje që cilësohen të përbashkëta, që korrespondojnë me axhendën e integrimin evropian.

Ka një ofertë në tavolinë për të mbështetur vettingun në të gjithë trupën e gjyqësorit dhe prokurorisë, qoftë nga anëtarë të ndryshëm në Bundestagun gjerman dhe kërkohen disa numra të caktuar në procesin  e Reformës në Drejtësi e ka arritur pikën e moskthimit mbrapsht.

Ka një ofertë konkrete edhe lidhur me përfundimin e reformës zgjedhore, pasi vitin tjetër ka zgjedhje vendore. Dialogu s’do mungojë, jemi të vendosur për të vijuar me procesin e reformave “, u shpreh ministri Bushati.

Të fundit