Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Bushati komenton shpalljen non-grata nga SHBA të tre zyrtarëve nga Shqipëria: Shqetësim serioz
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e sheh me shqetësim faktin që tre zyrtarë nga Shqipëria janë shpallur non-grata nga SHBA.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Bushati u shpreh se ndalimi i tre zyrtarëve, ose i 14 personave në total bashkë me familjarët e tyre, nga rreth 100 persona nga e gjithë bota, nuk është një lajm i mirë.
“Fakti që janë tre persona ose 14 në total bashkë më familjarët e tyre, nga një listë me rreth 100 persona nga e gjithë bota, dhe faki që kjo listë është shpallur nga partneri strategjik kryesor i Shqipërisë siç është SHBA, përbën një shqetësim dhe nuk është një lajm i mirë.
Në këtë kontekst është e rëndësishme që ne të punojmë në mënyrë më të strukturuar me agjencitë ligjzbatuese të SHBA për të identifikuar rastet konkrete dhe për të marrë masat konkrete”- është shprehur Bushati.