Flash News

KRYESORE

Bushati: Kosova me një dekadë shtet na dha mësime të vlefshme

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, një nga zërat më kritik sot brenda qeverisë Rama, ka reaguar me anë të një postimi në facebook për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u zhvilluan dje në Kosovë, dhe u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e kryesuar  nga Albin Kurti.

Bushati shkruan se Kosova ndonëse ka vetëm një dekadë shtet i dha një mësim të mirë Shqipërisë që është shtet prej mëse një shekulli.

Për ish ministrin e Jashtëm në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh.

“Partitë politike i nënshtrohen konfirmimit të vendimeve nga populli, ku qytetarët kanë mundësi të rëndisin të preferuarit e tyre në listat e kandidatëve për deputetë”, shkruan Bushati.

Ndër të tjera ai vlerësoi kreun e VV, Albin Kurti dhe atë të LDK Vjosa Osmani, duke i cilësuar si ‘oksigjen’ i Kosovës ndërsa ishin në opozitë.

Të fundit