Flash News

KRYESORE

Bushati-Kotzias shëtisin në Korçë, incident në rrugë me ish-deputetin e PS

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati e Nikos Kotzias nisën sot në Korçë një takim treditor në kërkim të zgjidhjes përfundimtare për çështjet e hapura mes dy vendeve.

Bisedimet e nisura prej orës 15:00 që pritet të zgjasin deri më date 21 janar po mbahen në një hotel të vogël privat në qytetin juglindor, i vënë plotësisht në dispozicion të delegacioneve zyrtare të Tiranës e Athinës.

Pas murit të lartë rrethues të hotelit nuk lejohet të deportojë askush, por burime të besueshme kanë bërë të ditur se formati i besimeve do të jetë i ngjashme me atë të Kretës. Dy ministrat kokë me kokë dhe delegacionet ballë për ballë.

Në orët e darkës, dy kryediplomatët shfrytëzuan rastin për të vizituar pazarin e vjetër të Korçës.

Por një incident ka rrezikuar të ndodhë me ministrin grek, të paktën siç raporton ish-deputeti i PS Eduart Ndocaj.

Ndocaj, i cili ndodhet gjithashtu në Korçë, bën të digur se ëhstë përpjekur t’i afrohej Kotzias për t’i kërkuar llogari për një djalë lezhjan të vdekur në Greqi, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia greke.

Shkruan Ndocaj:  

DY KAUBOJSA SONTE NE KORCE

Miq, sot arrita ne Korce me kenaqesin per te kaluar nje fundjave mes miqve te mij korcar. Do mjaftonte nje xhiro ne qender te qytetit per te pikasur kuriozitetin e njerzve kundrejt nje kaubojsi i cili shetiste i rrethuar nga skorta. Ishte Ministri i Jashtem i Grecis z N.Kotzias. Me tu infornuar kerkova ti afrohem per ta pyetur mbi vrasjen tragjike te Pellumb Marnikolaj. Takimi nuk u lejua sepse sipas shoqeruesve nuk ishte dakort ministri homolog shqiptar te cilet sja vlen ta therrasesh ne emer se ai vetem shqip flet dhe asgje me teper. Do i kisha kerkuar llogari grekut Kotzias jo vetem per lezhianin e pafalshem Marnikolaj por edhe per mbi 180 djem e vajza shqiptare te vrare padrejtesishte nga policia e kaubojsit grek i cili krekosej shetitores se Korces si shpetimtar.

Shqiptar te nderuar, vendi yne ka nevoj per politikan dhe qeveritar burra shteteror e jo per servila ministra qe se kan per turp te qeshin kur eshte per te qar. Qeverit shkojne e vijne si ne Greci ashtu edhe ne Shqiperi por dhimbja e nenave shqiptare per bijte e tyre do ti ndeshkoj.

Zoti vonon por nuk harron.

E N Korce 2018

Të fundit