Flash News

KRYESORE

Bushati: Kullat dhe lejet e ndërtimit, krim shtetëror që po bën Edi Rama dhe Erion Veliaj

Bushati: Kullat dhe lejet e ndërtimit, krim shtetëror që po

Analisti Andi Bushati duke folur për kullat dhe lejet e ndërtimit në Tiranë në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel u shpreh se ndërtimet që po bëhen po shkatërrojnë mjedisin, po fshijnë memorien e qytetit si dhe po promovojnë një ekonomi informale.

“Kjo që po ndodh me kullat dhe me gjithë 170 lejet e ndërtimit në Tiranë, është një krim i disafishtë shtetëror. Kemi ndërhyrje të dhunshme në qytet, fshirje të memories të qytetit, shkatërrim të mjedisit.

Na propagandohet që jetojmë në një lulëzim të kullave të ekonomisë së ndërtimit. Kur qenkemi përballë një lulëzimi kaq të madh, përse nuk hyjnë bankat? Derisa bankat shohin me shumë frikë, këtë çmenduri, këtu kemi problemin e parë. Kur kullat po jepen, kur 170 leje po jepen dhe cash-i nga bankat mungon, mendja të shkon se po flitet për flukse parash informale”, u shpreh ndër të tjerash Bushati.

Më tej Bushati tha se “fakti që bankat nuk japin para dhe këtu do futen paratë kriminale, është krimi parë. Krimi i dytë është që edhe kjo do çohet dëm, sepse nuk do rimëkëmbet ekonomia. Prandaj ky është një krim i disafishtë shtetëror që po bën Edi Rama dhe Erion Veliaj”.

Të fundit