Flash News

KRYESORE

Bushati ‘kunj’ Ramës: Shtyrja e negociatave është zhvillim negativ

Bushati ‘kunj’ Ramës: Shtyrja e negociatave është
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ne ndryshim nga kryeministri Edi Rama, e quan lajm negativ mos-hapjen e negociatave për herë të tretë për Shqipërinë, premtimit të qershorit të vitit të kaluar. Megjithatë, Bushati është i bindur se rruga e Shqipërinë për në BE mbetet e hapur. “Është për të ardhur keq që vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk iu përmbajtën konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave për anëtarësim ne BE me Shqipërinë në qershor të 2019. Gjithsesi, rruga mbetet e hapur për në Tetor 2019 dhe Shqipëria e dedikuar me reformat që kanë lidhje me këtë proces”, shkruan Bushati në një postim në ‘Twitter’.

Të fundit