Flash News

KRYESORE

Bushati mbërrin në Kretë, mbahet e fshehtë axhenda. MPJ: Do diskutohen të gjitha çështjet e hapura

Bushati mbërrin në Kretë, mbahet e fshehtë axhenda. MPJ: Do

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka mbërritur në ishullin grek të Kretës për të zhvilluar një takim dy ditor me homologun e tij, Nikos Kotzias, në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Axhenda e diskutimeve nuk është bërë publike as nga Tirana dhe as nga Athina, por në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë thuhet se “të dy ministrat dhe ekipet e tyre do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe”.

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit.

Të fundit