Flash News

KRYESORE

Bushati mbron Tahirin në SHBA: Nuk e dëmton imazhin e vendit!

Bushati mbron Tahirin në SHBA: Nuk e dëmton imazhin e vendit!

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ka vijuar ta mbrojë me fanatizëm ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i dyshuar për lidhje me grupe kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Dhe një gjë të tillë e ka bërë në vetë vendin aleat kryesor të Shqipërisë, i cili ka investuar shumë burime financiare dhe burime njerëzore për kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Ndaj pyetjes së Zërit të Amerikës nëse akuzat ndaj Tahirit e  dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, në vend që të tregohej neutral dhe t’ia linte këtë punë drejtësisë, ministri ka ndërhyrë në çështje duke e mbrojtur ish-kolegun dhe duke e mohuar dëminin që mund t’i shkaktojë Shqipërisë fakti që një ish-ministër i qeverisë në pushtet mund të jetë marrë me trafik droge.  

Më poshtë pyetja dhe përgjigja mes VOA-s dhe Bushatit:

Zëri i Amerikës: Duke qëndruar tek lufta kundër krimit të organizuar, ky vit ka shënuar një pakësim të sipërfaqeve të mbjella me kanabis, ndërkohë që këtë vit janë sekuestuar me tonelata me marijuanë nga policia shqiptare dhe ajo italiane. Së fundmi është rasti i ishi ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili dyshohet për lidhje me një nga grupet e narkotrafikut, si dhe nivele të larta të policisë që janë nën hetim. Sa e dëmtojnë këto imazhin e Shqipërisë?

Ditmir Bushati: Në radhë të parë, në rast se një akuzë, është prokuroria ajo që duhet të vërtetojë akuzën në institucionet e drejtësisë, pranë gjykatave dhe besoj se këtu matet vullneti politik i forcës qeverirëse, në rastin konkret, familjes sonë politike, për krijimin e kushteve të duhura, përsa i përket organeve të drejtësisë për të dhënë fjalën e tyre për këtë çështje dhe deri në këtë pikë nuk ka asnjë gjë që mund të ketë lidhje me imazhin e vendit, përsa kohë, si në çdo sistem demokratik, akuzat ngrihen nga organi i akuzës dhe më pas është gjykata që duhet të thotë fjalën e saj. Tani ne duhet të fokusohemi fort tek elementët që kanë lidhje me trafikimin, jo thjesht me kultivimin dhe tek ofrimi i një perspektive më të qartë ekonomike, sidomos për ato zona rurale, nga të cilat ky fenomen ka qenë më i dallueshëm.

Të fundit