Flash News

KRYESORE

Bushati: Na duhet pakt kombëtar për integrimin, edhe kampionët e notit notuan kundër rrymës

Bushati: Na duhet pakt kombëtar për integrimin, edhe kampionët e

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka insistuar sërish se vendi ka nevojë për një pakt kombëtar , ku secila forcë politike të mbajë përgjegjësinë që i takon sa i takon integrimit.

Teksa mban qëndrim kritik ndaj mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare, Bushati thekson se në këtë proces qeveria mban barrën kryesore të përgjegjësisë.

“Sot po kërkojmë çeljen e bisedimeve për anëtarësim dhe shprehim mbështetjen që përmes kësaj rezolute po i caktojmë vetes disa detyra shtëpie.

I gjithë debati për rezolutën e Bundestagut gjerman është disi artificial, për disa arsye.

E para se Gjermania është kritik i drejtë, për herë të parë në procesin e zgjerimit e formalizoi këtë procedurë me Serbinë, nga detyrimet që i ka Serbia në raport më Kosovën,

Është absurde lufta politike nga opozita jo parlamentare që kërkon me kauzën e saj, detyrat nga Bundestagu është vija e sjelljes. Gjermania ka investuar më shumë për zgjerimin.

Leksioni nr 1 që kam nxjerr nga eksperienca ime ka qenë se për këtë proces na duhet konsensus kombëtar që të përparojmë. Kur shohim historikun tonë del që kemi notuar kundër rrymës, jo vetëm kampionët e notit, por edhe amatorët, pra nuk ke suksesin që pret.

Prandaj kam propozuar pakt kombëtar për Evropën, që secili bën detyrat qoi takon, barrën kryesore e ka qeveria, por përgjegjësia është e përbashkët.

Reforma Zgjedhore ka 1 vit e gjysmë që është në tryezë, or nëse lë parlamenti nuk mund të gaforresh dhe të kërkosh që kjo gjë duhet të ushte bërë.

Kemi nevojë të përcaktojmë burimet njerëzore, financiare, ligjet që duhen për dekadën e ardhshme se pavarësisht kush qeveris, këto dokumente të cilësohen si investim për gjeneratën e re.

Të kemi guxim të projektojmë të ardhmen tonë, pa patur ankthin se mund të mos marrim përfitim.

Secili nga ne mund të lerë karrierën politike për këtë proces.

Ku jemi ne? Nga rënia e murit Berlinit e sot s’kemi nisur procesin e anëtarësimit. Duam një kapitull zhvillimor. Duhet të caktojmë themelet e shtëpisë.

Kjo është sfida kryesore që duhet të adresojmë. Kur hapim bisedimet për anëtarësim roli ynë mbikëqyrës për shoqërinë e biznesit do jetë i pazëvendësueshëm”, tha Bushati.

Të fundit