Bushati në detyrë edhe nesër, ministria e Jashtme njofton takimin që do të zhvillojë

Ditmir Bushati do të jetë në detyrën e ministrit të Jashtëm, të paktën, edhe ditën e nesërme.

Ministria e Jashtme, përmes një njoftimi për mediat bën të ditur se mesditën e së martës, në cilësinë e ministrit, Bushati do të zhvillojë një takim zyrtar me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Milanesi, teksa pas takimit dy ministrat do të jetë kenë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

“Nesër, datë 15 Janar 2019, ora 12:00, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të zhvillojë një takim zyrtar me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Milanesi.

Pas takimit, të dy ministrat do të dalin në konferencë për shtyp.

Ftohen mediat të ndjekin aktivitetin’, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë, sot, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të jetë ai ministri i Jashtëm i Shqipërisë pasi Presidenti refuzoi të dekretonte emrin e Gent Cakajt.