Flash News

KRYESORE

Bushati në Selanik; çfarë qëndrimi do mbajë për aleancën ushtarake Shqipëri-Greqi?

Bushati në Selanik; çfarë qëndrimi do mbajë për

Në datat 8 dhe 9 nëntor është planifikuar të zhvillohet në Selanik takimi i katërt i ministrave të Jashtëm të Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Takimi do të ketë sërish në fokus bashkëpunimin ekonomik të këtyre shteteve, kjo edhe në kuadër të proceseve integruese të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Ndërkohë që palët përgatiten për këtë takim, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka dorëzuar në Pentagon planin e tij për një aleancë ushtarake midis këtyre katër shteteve. Qëllimi kryesor i kësaj aleance, sipas Kammenos, është krijimi i një klime të qëndrueshme në Maqedoni pas dështimit të referendumit për ndryshimin e emrit.

Tirana zyrtare nuk ka reaguar ende për propozimin, i cili parashikon edhe hyrjen e Serbisë në aleancë në një moment të dytë.

Kundërshtitë e para kanë ardhur nga vet brenda qeverisë greke, ku zv/ministri i Jashtëm ka deklaruar se kjo aleancë ushtarake nuk mund të zëvendësojë Marrëveshjen e Prespës, e nënshkruar nga kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev.

Nëse ministri Bushati nuk mban më herët një qëndrim të qartë për këtë propozim, më shumë pritet të mësohet në fillim të muajit nëntor kur t’i bashkohet takimit që do të udhëhiqet nga homologu Nikos Kotzias. Pjesë e takimit të Selanikut do të bëhen edhe ministrat e Brendshëm të katër shteteve.

Të fundit