Bushati: Nisja e negociatave nuk ndikon në procesin e reformave të BE-së

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi se hapja e bisedimeve të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të ndikojë në procesin e reformave brenda BE-së.

“Është hera e tretë në 16 muaj që BE po diskuton për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një proces i cili ka të ngjarë të marrë një dekadë për të përfunduar dhe nuk ndikon as në procesin e reformave brenda BE-së, as nevojën për të përmirësuar strategjinë e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Projekti Evropian nuk mund të konsolidohet pa Ballkanin Perëndimor.”, shkroi Bushati në Twitter.