Flash News

KRYESORE

Bushati nuk e përmendi, zëdhënësi i DASH konfirmon: Pompeo e përgëzoi për dëbimin e iranianëve

Bushati nuk e përmendi, zëdhënësi i DASH konfirmon: Pompeo e

Ministri i Jashtëm i Shqipëri, Ditmir Bushati njoftoi dje se kishte zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Bushati nuk përmendi në njoftim çështjen e ambasadorit iranian, por është zëdhënësi i DASH, Robert Palladino, që konfirmon se biseda u përqëndrua mbi këtë temë.

“Sekretari i Shtetit, Michael R. Pompeo, telefonoi ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, për të përgëzuar qeverinë shqiptare për dëbimin e dy zyrtarëve iranianë, duke përfshirë ambasadorin iranian në Shqipëri, në përgjigje të një komploti të sponsorizuar nga Irani për të kryer një sulm terrorist në Shqipëri. Pas arrestimeve të kohëve të fundit që shkatërruan komplotet e mbështetura nga Irani në Danimarkë dhe Francë, veprimet e Shqipërisë dërgojnë një mesazh të qartë se terrorizmi iranian është i papranueshëm në tokën evropiane. Sekretari Pompeo përgëzoi Ministrin e Jashtëm Bushati për konfirmimin e Shqipërisë si kryesues i OSBE në 2020. Ne presim të punojmë me Shqipërinë në OSBE për të mbrojtur vlerat perëndimore”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Informacioni për të dëbuar nga Tirana ambasadorin e Iranit, Gholamhossein Mohammadnia, iu dha disa mediave nga Ministria e Jashtme, por ky institucion nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje. As kryeministri Edi Rama, i cili u përshëndet personalisht nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, nuk bërë asnjë deklaratë për dëbimin e ambasadorit.

Më të zëshme për këtë vendim të Tiranës kanë qenë Uashingtoni dhe Tel Avivi, ndërsa qeveria shqiptare po përpiqet ta kalojë në heshtje.

Dëbimi nga Shqipëria/ Ambasadori i Iranit e nisi detyrën me përplasje me ish-presidentin Nishani; akuza edhe për diplomatin Roodaki

Të fundit