Flash News

KRYESORE

Bushati: Pa LSI-në do të kishim më shumë deputetë si parti

Bushati: Pa LSI-në do të kishim më shumë deputetë si

I ftuar në “5 Pyetje nga Babramo” Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se koalicioni me LSI e ka penalizuar PS-në duke parë logjikën e numrave.

Objektivi i qartë elektoral i PS është për të pasur numrat e duhur në parlament shtoi Bushati.

Fjala e plotë:

Nuk mund të ketë më justifukime, pjesa më e rëndësishme është ajo që flitet më pak, e rëndësishme është çfarë vjen pas 25 qershorit.

Kam qenë nga ata që çdo situatë apo ngërç duhet të zgjidhjet nga aktorët, angazhimi i aktorëve është i mirëpritur, kjo lloj marrëveshje shpresoj të forcojë kulturën e kompromisit. Paketa Mc Allister kishte edhe një president konsensuial, ajo u propozua në një kontekst, faktori kohës është shumë i rëndësishëm. 

Edhe data e zgjedhjeve e propozuar ishte diçka tjetër, me marrëveshjen aktuale, kemi të garantuar rerspektin ndajk kushtetutës, në vjeshtë do të shohim hapa të tjerë pozitivë, rruga e Shqipërisë në BE me marrëveshjen është disa herë më e sigurt, ne do të kemi mundësi pas 25 qershorit, për tu përfshirë në një reformë kushetuese.

Objektivi i qartë elektoral i PS është për të pasur numrat e duhur në parlament dhe që në bosht të saj ka platformën e PS, synojmë të marrim më shumë se 71 vota. 

Ne mund të kishim më shumë numra si PS.

 

Të fundit