Flash News

KRYESORE

Bushati: PD synon të ruajë paktin e 2008-ës, kjo është reforma që na duhet

Bushati: PD synon të ruajë paktin e 2008-ës, kjo është

Analisti Andi Bushati mendon se Reforma Zgjedhore ndodhet në stadin e një teatri politik. Ai mendon se qe kjo çështje të mund të finalizohet, lipset vullneti politik.

“Deri tani jemi në kuadrin e një teatri. Pse teatër? Sepse Reforma Zgjedhore nuk është çështja do ta ndash KQZ-në me një kat apo me tre kate. Nuk është çështja çfarë komisionerësh do dërgosh, është çështja te vullneti politik”, u shpreh Bushati në “Top Talk”.

Ai madje akuzon PD-në së synon që ende të ruajë paktin e 2008-ës.

“Po të shohësh PD-në sot nuk flet për lista të hapura, sepse ende duan të ruajnë paktin në kult të ndryshimeve kushtetuese të 2008-s. Kush është thelbi i 2008-s? Pushtetin o ta gëzosh i gjithi ti, o ta gëzoj i gjithi unë.”

Bushati mendon se pas 2008-s, Shqipëria ka pasur qeverisjet më të këqija ndonjëherë në Shqipëri. Ai pyet nëse ne mund të bëjmë dot një reformë që të shpëtojmë nga zgjedhja e kryetarëve.

Të fundit