Flash News

KRYESORE

Bushati i përgjigjet Berishës: Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë

Bushati i përgjigjet Berishës: Mos e përmend detin se aty do

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i është përgjigjur akuzës së ish-kryeministrit Sali Berisha se gjatë emisionit ‘Opinion’, mashtroi kur tha se “marrëveshja (e detit) është dhe do jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pa sqaruar cila ishte kjo marrëveshje por pa pergenjeshtruar, dhe indirekt duke pranuar atë qe deklaroi ministri i jashtëm grek në parlamentin e vendit te tij.”

Bushati kërkon nga Berisha që të mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja e tij e zezë, ndërsa thekson se kjo qeveri do rikthejë dinjitetin e Shqipërisë.

“Sali! Unë jam dega e një trungu që s’u përkund kurrë në 500 vjet histori. Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë! Kjo qeveri ku kam nderin të jem, do rikthejë dinjitetin që ti i’a shkele Shqipërisë e do hapë një faqe të re partneriteti strategjik me fqinjin”, shprehet Bushati.

Nga ndryshon komunisti Tsipras me socialistin Rama; kryeministri grek informoi presidentin dhe opozitën për Shqipërinë

Të fundit