Bushati: Rama dhe PS mbrojtën Tahirin, nuk shikoj prova për ta dënuar

Analisti Andi Bushati akuzon kryeministrin Edi Rama se në momentet vendimtare ndihmoi Saimir Tahirin, ndërkohë që prokuroria nuk ka mbledhur provat e mjaftueshme karshi ish ministrit.

“A do ta dënoja Tahirin? Moralisht po, juridikisht, me aq prova sa kam parë unë, jo. Kam një problem. Sot po bëhet gjyqi i një kushëriri me shefin madh. Drejtësia në Shqipëri do të vendosej kur të bëhet procesi i gjithë kanalizimit të vendit.

Me aq sa kam parë, nuk ka prova që të tregojnë se Tahiri është pjesë e një organizate të strukturuar kriminale. Unë nuk gjej dot prova. Përse nuk u gjetën, sepse grupi PS nuk i hoqi kur duhej imunitetin Tahirit. Rama sulmoi prokurorët e dosjes Tahiri, të mëparshmit u përzunë.”, tha Bushati në “Top Story”.