Flash News

KRYESORE

Bushati refuzon Tom Doshin: Nuk kemi nevojë për miq

Bushati refuzon Tom Doshin: Nuk kemi nevojë për miq

Kandidati i PS për qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati ka refuzuar mbështetjen e kandidatit të PSD, Tom Doshi, i cili pasi u shpreh i bindur se do merrte tre mandate, tha se pas 25 qershorit do mbështeste Edi Ramën.

Por Bushati ndihet i kërcënuar nga kjo mbështetje dhe ka nxituar të refuzojë bashkëpunimin me Doshin. Ai tha se PS nuk ka nevojë për miq dhe kandidatë që thonë na jepni votat se do mbështesim Ramën. Sipas Bushatit, më 25 qershor ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është PS.

“Me datën 25 ka vetëm një zgjedhje për ne dhe ky është Edi Rama me Partinë Socialiste, numrin dy. Ne nuk kemi nevojë as për mik, as për kandidatë të tjerë që dalin lart e poshtë nëpër televizion që thotë na i jepni votat ne se edhe ne do të mbështesim Edi Ramën. Por po të ishte puna kështu nuk do të ishim në parti të ndryshme, do të ishim të gjithë në të njëjtën parti. Nuk kemi nevojë as për me dëgju  parti të tjera që vijnë me forma të tjera me penetru, edhe këtu, ne kemi parë në fund të ditës së çfarë kanë bërë. Bamirësit janë në fondacione bamirësie, kishat dhe xhamitë i ndërtojnë institucionet fetare. Unë kam përshtypjen se kjo zonë ka të drejtë për të zgjedhurit e tyre” ka thënë Bushati gjatë një takimi në Vaun e Dejës.

Të fundit