Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Bushati replikon me Ballën: Shkodra e di kush e kandidoi Pjetrin. Ne propozuam tre kandidatë të tjerë
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë për Zërin e Amerikës ka kundërshtuar kreun e grupit parlamentar, Taulant Ballën që u shpreh se Bushati është përgjegjës për kandidimin e Valdrin Pjetrit. “Shkodra e di kush e kandidoi Valdrin Pjetrin. Asambleja e Partisë socialiste propozoi 3 kandidatë të tjerë”, u shpreh fillimisht ai duke nënkuptuar se përgjegjës ishte kryeministri Edi Rama.
Kandidatët e Shkodrës, socialistët propozuan tre emra. Rama vuri veton për Pjetrin
Bushati nuk ndalet me kaq. Ai shton se çdo person që ka shkelur ligjin duhet të përballet me ligjin, duke shtuar se vendimmarrjet e rëndësishme u duhen besuar komuniteteve dhe jo individëve. “Nga eksperienca ime politike dhe në drejtim të qarkut Shkodër, kam kuptuar që disa vendimmarrje është me rëndësi që t’ua besojmë komuniteteve. Është me rëndësi që t’ia besojmë bazës së parties, në mënyrë që të sigurojmë që kemi zgjedhur personat e duhur dhe në mënyrë që gara që duhet të zhvillohet brenda radhëve të Partisë Socialiste në këtë rast, të sjellë jo vetëm ofertën më të mirë politikë, programatike, shoqëruar me një vizion përkatës, por t’i krijojë mundësi në radhë të parë anëtarësisë së PS-së dhe më pas komuniteteve lokale për të ushtruar një mbikëqyrje më të madhe në lidhje me integritetin e çdo kandidati që synon që të ketë një karrierë politike”, sqaron ai.
Pasi pranon se Partia Socialiste ka gabuar me rastin Pjetri, ai argumenton se “kam besuar dhe vazhdoj të besoj se Partia Socialiste është një forcë që e ka kapacitetin për tu vetkorrigjuar. Ka energjinë dhe burimet njerëzore për të qenë forcë e ndryshimit dhe çdo garë brenda nesh do duhej të zhvillohej duke respektuar librin e rregullave të shtëpisë tonë, sistemin e meritës, të vlerës dhe natyrisht duke iu ofruar komuniteteve modele më të mira”.
Kandidati i PS në Shkodër, Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e postit, pas publikimit të disa dokumenteve ku ai rezultonte i dënuar në vitin 2003 në Itali për shitje të lëndëve narkotike.