Flash News

KRYESORE

Bushati i rikthehet vendimit të Berishës, Shqipëria ‘abstenon’ për Palestinën

Bushati i rikthehet vendimit të Berishës, Shqipëria

Prej një jave çështja që po dominon politikën ndërkombëtare është vendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. Një ndër shtetet e pakta në botë që nuk kanë bërë publik qëndrimin e tyre është edhe Shqipëria.

Ministria e Jashtme nuk ka reaguar lidhur me pozicionin që do të mbajë mbi këtë çështje, ndonëse ka marrëdhënie diplomatike si me Izraelin ashtu edhe me Palestinën.

Disa organizata të rëndësishme ku Shqipëria bën pjesë, si NATO dhe Organizata për Bashkëpunimin Islamik, janë shprehur kundër vendimit të Trump, ashtu si edhe Bashkimi Evropian.

Tirana ka zgjedhur sërish të ‘abstenojë’ për Palestinën, ashtu siç qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha bëri në vitin 2012-të, kur në OKB u votua për t’i dhënë shtetit arab statusin e vëzhguesit. Vendimi i atëhershëm i qeverisë Berisha shkaktoi zemërim kryesisht te Turqia por edhe të vendet arabe.

Por kur Shqipëria u vendos sërish përpara një zgjedhjeje të ngjashme, në vitin 2015-të, në kërkesën për të lejuar shtetet vëzhguese të ngrejnë flamujt e tyre në OKB, ambasadori shqiptar votoi pro. Ky ishte qëndrimi i parë që diplomacia shqiptare nën drejtimin e Ditmir Bushatit mbante për çështjen palestineze.

Por gjërat mesa duket kanë ndryshuar sërish dhe Bushati është rikthyer te qëndrimi abstenues i Berishës, deri kur ai po kryeministri Edi Rama të deklarohen publikisht për këtë çështje të nxehtë.

Evropa Perëndimore izolon SHBA në Këshillin e Sigurimit në OKB: Njohët Jerusalemin, tani sillni propozimet për paqen

Të fundit