Flash News

KRYESORE

Bushati: Rruga jonë drejt BE-së e përpjetë, na duhet pakt për Evropën

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në forumin e përvitshëm të Cavtat-it në Dubrovnik, tha se është me rëndësi që qëndrimet skeptike e frenuese ndaj procesit të zgjerimit të mos ngadalësojnë motivin tonë për të vijuar me procesin e vështirë të reformave transformuese.

Në këtë forum marrin pjesë parlamentarë nga Bundestagu gjerman, Parlamenti Evropian, Evropa Juglindore dhe ekspertë, të interesuar për progresin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Pavarësisht qëndrimit që mund të ketë sot Franca, nesër Holanda apo pasnesër një vend tjetër anëtar i BE, duhet të jemi të vetëdijshëm se rruga jonë do të jetë e përpjetë. Ndaj, na duhet një Pakt për Evropën dhe angazhim i njëmendtë politik e shoqëror për të ndarë interesin e epërm kombëtar nga politika e ditës.”, shkroi Bushati në profilin e tij në Facebook.

Të fundit