Flash News

KRYESORE

Bushati si Majko dhe Dade: Unë rilindas? Le të mos bëhemi grotesk

Bushati si Majko dhe Dade: Unë rilindas? Le të mos bëhemi grotesk

Ish-ministri i Jashtëm, nuk i kurseu të qeshurat kur u pyet nga gazetarja Sonila Meço nëse ndihet rilindas [referuar programit te PS kur erdhi ne pushtet ne 2013], duke u shprehur se nuk dua të bëhëm grotesk. Në studion e emisionit ‘Tempora’ në Ora News, deputeti i Shkodrës shtoi se Partia Socialiste ka bërë gabime dhe se tani është në një proves vetë-rregullimi.

“Jam rilindas? Jo, jo. Tani, unë nuk dua të bëhem grotestk dhe të them që Makroni që prezantoi një program për rilindjen e Francës u inspirua nga program jonë i 2013-ës. Mund të them që jam socialist dhe besoj te vlerat e progresisitëve europian. Nga  koleget [Majko dhe Dade], që në kohëra të ndryshme kanë kontibuar në PS, mendoj se PS është në proces të vazhdueshem vetekorrigjimi. Nuk mendoj se PS-ja eshte prekur nga nje politike perjashtuese. Sot per sot, ne nuk duhet të matemi vetem me kundërshtarët tane politik, por është e rendësishme t'a projektojmë partine si zedhenese të aspiratat të gjeneratave të ardhshme.

Bushati i ‘kthen nderin’ Albin Kurtit: Personalitet kombëtar me ide të çmuara

Ditmir Bushati flet për Gent Cakajn: Unë isha politikan, para se të bëhesha diplomat

Të fundit