Flash News

KRYESORE

Bushati tregon shqetësimin e tij për opozitën

Bushati tregon shqetësimin e tij për opozitën

Analisti Andi Bushati  ka treguar shqetësimin e tij me opozitën, ndërsa ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për dialog mes shumicës dhe pakicës.

“Jam kritik me opozitën, se po qëndron pozita më radikale se sa opozita. Opozita ka shfaqur qasje negativiste. Unë kërkoj nga opozita pa pasur teoritë konspirative për marrëveshje si dikur Rama-Basha, është fakti se ne nuk kemi ende nga opozita që nga shkruat, një platformë ndërtimi.

Jam dakord që problemi është vetëm Rama, po si i jepte garanci shqiptarëve që nëse problemi është vetëm Rama, atëherë nesër nuk do jetë problem Kryemadhi apo Basha.

Nëse nuk i kërkojmë opozitës me forcë që të na japë garanci, atëherë i mundësojmë opozitës që të bëjë një tjetër marrëveshje të fshehtë”, tha Bushati në “Open”.

Të fundit