Flash News

KRYESORE

Bushati: Xhisiela është e marrë peng, kjo është tronditëse

Bushati: Xhisiela është e marrë peng, kjo është

Opinionisti Andi Bushati ka deklaruar në rubrikën “Opinion” në News 24, se Xhisiela Maloku është e marrë peng dhe këtë e tregoi dëshmia e saj në televizionet kombëtare. Bushati shtoi se kjo ishte një histori e keqe dhe e pa menduar mirë.

“Kjo është një vajzë e kapur peng, sepse mënyra e asaj që shpjegonte ato që kishte deponuar, e nxirrnin zbuluar.  Nga mënyra se si asaj ia kishin imponuar që të thoshte alibi, edhe këtu kishim një gropë të madhe. Shpikësit kishin bërë alibi të keqe. Duket sikur kishte nga mbrapa një grup të gatshëm, të cilët prodhonin alibi. Kjo është më tronditëse. Fakti që e detyron një vajzë  të lëpijë atë që pështyjë, kjo është  e rëndë.”, tha Bushati.

Bushati u ndal edhe tek roli i opozitës dhe tek qëndrimi i kryeministrit Edi Rama, për rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut. Sipas Bushatit, opozita ka meritën e saj në ngritjen e zërit, por dështon kur befas dalin thirrje në shesh të rrëzojmë Edi Ramën.

“Opozita ka bërë një punë të madhe, por bajate është kur kërkon ta shndërrojë me thirrje të rrezohet Edi Rama. Ka reagim në rrjet, por nuk përfundon me dalje në rrugë’, tha ai.

Të fundit