Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bushati zgjidhet kryetar i misionit vëzhgues të OSBE-së në zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi
Ditmir Bushati u zgjodh kryetar i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE në Bjellorusi për zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit. Misioni përbëhet nga 80 vëzhgues, ku nga ata, 60 janë parlamentarë. Bushati ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë nga viti 2013-2019 dhe kryeson Delegacionin e Shqipërisë në AP të OSBE-së.
“Ne jemi një grup i madh vëzhguesish, të fuqishëm jo vetëm në numër por në eksperiencë dhe ekspertizë. Ne vijmë nga disa shtete të ndryshme me pikëpamje të ndryshme politike dhe jemi të unifikuar në angazhimin tonë për të ofruar një vlerësim të plotë dhe të paanshëm të zgjedhjeve.”, tha Bushati.
Misioni vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së do të bashkëpunojë ngushtë me misionin e vëzhguesve të ODHIR dhe Këshillit të Evropës.