Flash News

KRYESORE

Bushi nxeh atmosferën: Kosova nuk është më e mirë se ne!

Bushi nxeh atmosferën: Kosova nuk është më e mirë se

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi, ka folur para ndeshjes për të folur për sfidën kundër Kosovës U21. "Nuk kemi asnjë lloj ndjesie, thjesht është një ndeshje e radhës. E kemi përgatitur mirë. Gjëja pozitive është se kemi pasur shumë ditë në dispozicion, pothuajse shtatë ditë. Të tetën është ndeshja.

"Kemi bërë atë lloj strategjie, që do e shprehim nesër në fushë, për të mundur ekipin e Kosovës. Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë dhe me emocione. Kosova ka në përbërje lojtarë shumë të mirë, ka më shumë pikë se ne, por kjo nuk do të thotë se ata janë më të mirë se ne.

"Ditën e martë pres një ndeshje shumë të luftuar nga ekipi ynë dhe jam i sigurt për këtë. Mbështetja e tifozëve do të jetë maksimale për ta mundur Kosovën”, tha Bushi fillimisht.

Të fundit