Flash News

KRYESORE

Butrinti e konsideroi "të keqe", Soni Malaj komenton deklaratën e kolegut

Në puntatën speciale për ditën e parë të Vitit të Ri, në "Shiko kush Luan", në Top Channel, i ftur ishte dhe këngëtari Butrint Imeri.

Në një prej lojërave, Butrintit iu kërkua të thoshte emrin e një prej këngëtareve të showbizz-it shqiptar me të cilën do të krijonte çift perfekt. E megjithatë Butrinti po e mendonte përgjigjen gjatë dhe nuk po dinte cilin emër të cekte.

Ylli Limani, si për ta ndihmuar, i propozoi të thoshte emrin e Soni Malajt, mirëpo, Butrinti u përgjigj jo shumë mirë teksa e konsideroi atë të keqe:

"A je tu tall ti? Ajo e keqe është."

Kjo nuk i ka pëlqyer Yllit, edhe pse Luana ka qeshur në këtë moment.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Soni Malaj. Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram:

“Jo kushdo që mban emrin ‘Butrint’ ka kulturën dhe artin e qytetit antik. ‘Butrintërit’ e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh.”

Videon mund ta shihni ne minutën 2:44:21 në linkun e mëposhtëm:

Të fundit