Flash News

KRYESORE

Buxheti 2018/ 9 mln euro për rikonstruksionin e godinave dhe blerje makinash

Buxheti 2018/ 9 mln euro për rikonstruksionin e godinave dhe blerje

Në projektbuxhetin për vitin 2018, qeveria ka parashikuar rreth 9 milion euro për rikonstruksion të godinave të Ministrive, blerje të paisjeve elektronike dhe blerje automjetesh.

Kryeministria ka fondin më të lartë prej 224 milionë lekësh i cili parashikohet për blerje të paisjeve elektronike dhe rikonstruksion të godinës. Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të cilën parashikohet një fond prej 218 milion lekësh vetëm për blerje të pajisjeve elektronike dhe sistemeve elektronike. Ministria e Drejtësisë është parashikuar që të shpenzohen 125.5 milion lekë ku pjesa më e madhe parashikohet për rikonstruksion të godinës dhe krijimin e një sistemi elektronik për arkivën gjyqësore.

Gjatë vitit të ardhshëm qeveria ka parashikuar edhe një fond për rikonstruksionin e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme. Peshën më të madhe të fondeve për blerje automjetesh e mban blerja e mjeteve për parandalimin e përmbytjeve të cilat kapin një vlerë prej 179.4 milion lekësh,më pas renditet sistemi i burgjeve me 20 milionë lekë dhe Instituti i Shëndetit Publik me 10 mln.

Të fundit