Flash News

KRYESORE

Buxheti për shëndetësinë, Tritan Shehu: Niveli si në shtetet e Afrikës Qendrore

Buxheti për shëndetësinë, Tritan Shehu: Niveli si në

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e konsideron buxhetin e vitit 2019-të për shëndetësinë, të një niveli me ato të shteteve të Afrikës Qendrore. Në një reagim në ‘Facebook’, Shehu thotë se ky material është krejt “shterpë”, nuk bart asnjë koncept politik, financiar apo menaxherial, që së paku të ngjallë ndonjë shpresë për përmirësime.

Reagimi i Tritan Shehut:

Buxheti 2019 ne Shendetesi-Buxheti i “vazhdimesise” drejt niveleve tona Afrikano Qendrore.

Ky material eshte krejt “shterpe”, nuk bart asnje koncept politik, financiar apo menaxherial, qe se paku te ngjalle ndonje shprese per permiresime.

Nivelet e financimit te sistemit ngelin me te ultat ne Europe me reth 2,1 % te GDP nga buxheti e rreth 0,6% nga Kontributet, te dyja se bashku reth 130 E per capitas, nivel ky katastrofal, duke qendruar perseri te pagesat direkte te qytetareve ne mbi 50% te shpenzimeve, thellesisht anti sociale kjo.

Asnje fjale per konceptet menaxheriale spitalore, decentralizimin e tyre, financimet per ngritjen e cilesise mjekimit e objektivat per kete.

Kujdesi paresor semplifikohet vetem me riparimet e disa qendrave shendetesore, pa u paraqitur asnje politike zhvilluese per ate.

Asgje konkrete per domosdoshmerine e rritjes se listes se rambursimit te barnave ne numer e vlere, ashtu si dhe per forcimin e sigurise medikamentoze.

Ne lidhje me maredheniet me sektorin jo publik dhe shfrytezimin per publikun e kapaciteteve ne rritje te tij, ka vetem ndonje deklarate te pa bazuar e pa te argumentuar, asgje te dobishme.

Ndersa per jetegjatesine e PPP, perfshi dhe te tilla si Checkup-i, behet kujdes per te vendosur shifra ne rritje te tyre, por krejtesisht te pa argumentuara.

Dhe ne fund desheroj te pyes autoret: po “Shendetesia falas” ku ka humbur dhe a e dine ata se ka dhe stomatologji?

Të fundit