Flash News

KRYESORE

Buzhala për turizmin në Shqipëri: Kosovarët e zgjedhin se është më lirë, jo sepse janë patriotë

Buzhala për turizmin në Shqipëri: Kosovarët e zgjedhin se

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar disa nga abuzimet me të cilat përballen pushuesit nga Kosova në bregdetin shqiptar. Buzhala shprehet se shqiptarët e Kosovës zgjedhin bregdetin e Shqipërisë për arsye se është i lirë dhe afër. Ai thekson se zgjedhja e kosovarëve nuk është patriotike, por praktike, sepse ata persona që janë në gjendje të mirë ekonomike i bëjnë pushimet në Greqi, Turqi dhe vende të tjera.

Reagimi i Berat Buzhalës:

Qe dy dite po e vraje mendjen per me thane dicka per zhvillimet e fundit dramatike ne qytetin e Durresit. Pas ketyre tensioneve te ngritura, posacerisht ne FB, po e shoh te pamundur qe pushuesi i yne, nanat dhe baballaret tone, me arrite me pushu te qete nen çadra. Mos te flasim ketu per cfaredo leximi.

Kryetari i Durresit duhet me e dite qe nja tre muaj vere per qytetin e tij, pyetemi edhe na. Prandaj vendimet qe ai i merr per qytetin e tij, fillimisht do te duhej me shku me e marre pelqimin edhe ne plazh, e pastaj edhe ne FB.

Sendi ma komik qe po e degjoj eshte se qysh na po i kalojme pushimet ne Shqiperi, e ata, pra Shqiperia, nuk po na thojne faleminderit.

A e dini qysh eshte puna: Na po i kalojme pushimet ne Shqiperi, jo pse eshte Shqiperi, po sepse eshte me lire, e edhe sepse eshte ma afer. Nismi ne mengjes, e para drekes jemi ciperdon cullak ne plazhe. Me nje fjale e "nxojme diten" edhe diten e pare qe nismi, e edhe diten e fundit kur kthehemi.

Perndryshe, ky tipi qe po e shkruan kete status, nese ish kane ma lire ne Saint Tropez me shku me i ba pushimet, ka mundesi qe Saranden e Dhermine hala kurre nuk e kish pa me sy.

E jam i bindun qe njejte sikur une, kishin vepru edhe nja 1 milione shqiptare te tjere.

Pra, burra e gra, motra e vllazen, na po shkojme ne Shqiperi jo per arsye patriotike, por per arsye praktike dhe pragmatike: eshte ma lire, e eshte edhe me afer. Cka eshte edhe ma e rendesihme, ato 10 dite pushim ne deti, te cilat na i kemi te parapame me Kushtetute, jane saktesisht 10 dite, sepse i nxojme krejt ditet.

Ata qe kane pak ma shume pare shkojne ne Ulqin. E ata qe kane edhe pak ma shume shkojne ne Turqi e Greqi. E ata qe kane shume ma shume pare pastaj e thejne qafen ne ishuj te ndryshem.

Kuptohet, nese ki sponsor per pushime, nuk e din as vete se ku ki me shku. Thjeshte hype ne aeroplan.

Të fundit