Buzhala për turizmin në Shqipëri: Kosovarët e zgjedhin se është më lirë, jo sepse janë patriotë

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar disa nga abuzimet me të cilat përballen pushuesit nga Kosova në bregdetin shqiptar. Buzhala shprehet se shqiptarët e Kosovës zgjedhin bregdetin e Shqipërisë për arsye se është i lirë dhe afër. Ai thekson se zgjedhja e kosovarëve nuk është patriotike, por praktike, sepse ata persona që janë në gjendje të mirë ekonomike i bëjnë pushimet në Greqi, Turqi dhe vende të tjera.

Reagimi i Berat Buzhalës:

Qe dy dite po e vraje mendjen per me thane dicka per zhvillimet e fundit dramatike ne qytetin e Durresit. Pas ketyre tensioneve te ngritura, posacerisht ne FB, po e shoh te pamundur qe pushuesi i yne, nanat dhe baballaret tone, me arrite me pushu te qete nen çadra. Mos te flasim ketu per cfaredo leximi.

Kryetari i Durresit duhet me e dite qe nja tre muaj vere per qytetin e tij, pyetemi edhe na. Prandaj vendimet qe ai i merr per qytetin e tij, fillimisht do te duhej me shku me e marre pelqimin edhe ne plazh, e pastaj edhe ne FB.

Sendi ma komik qe po e degjoj eshte se qysh na po i kalojme pushimet ne Shqiperi, e ata, pra Shqiperia, nuk po na thojne faleminderit.

A e dini qysh eshte puna: Na po i kalojme pushimet ne Shqiperi, jo pse eshte Shqiperi, po sepse eshte me lire, e edhe sepse eshte ma afer. Nismi ne mengjes, e para drekes jemi ciperdon cullak ne plazhe. Me nje fjale e “nxojme diten” edhe diten e pare qe nismi, e edhe diten e fundit kur kthehemi.

Perndryshe, ky tipi qe po e shkruan kete status, nese ish kane ma lire ne Saint Tropez me shku me i ba pushimet, ka mundesi qe Saranden e Dhermine hala kurre nuk e kish pa me sy.

E jam i bindun qe njejte sikur une, kishin vepru edhe nja 1 milione shqiptare te tjere.

Pra, burra e gra, motra e vllazen, na po shkojme ne Shqiperi jo per arsye patriotike, por per arsye praktike dhe pragmatike: eshte ma lire, e eshte edhe me afer. Cka eshte edhe ma e rendesihme, ato 10 dite pushim ne deti, te cilat na i kemi te parapame me Kushtetute, jane saktesisht 10 dite, sepse i nxojme krejt ditet.

Ata qe kane pak ma shume pare shkojne ne Ulqin. E ata qe kane edhe pak ma shume shkojne ne Turqi e Greqi. E ata qe kane shume ma shume pare pastaj e thejne qafen ne ishuj te ndryshem.

Kuptohet, nese ki sponsor per pushime, nuk e din as vete se ku ki me shku. Thjeshte hype ne aeroplan.