Flash News

KRYESORE

Bylisi fiton mes polemikave në Shkodër, Janku leksion veriorëve

Bylisi fiton mes polemikave në Shkodër, Janku leksion veriorëve

Bylisi sot mposhti 1-0 Vllazninë me shumë polemika e probleme në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo ishte ndeshja përmbyllëse të javës së 11-të të kampionatit shqiptar.

Janku shënoi në minutën e 16-të golin e vetëm të takimit dhe ky ishte aksioni më i komentuar, sepse fillimisht gjyqtari anësor e konsideroi në pozicion jashtë loje, ndërsa pak më vonë kryesori e akordoi si të rregullt.

Kaq mjaftoi që tifozët të hidhnin shishe në drejtim të gjyqtarit kryesor dhe ta ofendonin për vendimin e tij. Kuqeblutë, sidoqoftë, e morën shpejt veten dhe u mobilizuan për të shënuar golin e barazimit. Përpjekjet nuk munguan, ama goli po. Kështu, Bylisi ruajti avantazhin deri në fund.

Ballshiotët me këtë fitore ngjiten në vendin e dytë, vetëm një pikë pas Partizanit kryesues.

Të fundit