All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Bylisi përmbys Tiranën, Lika mban gjallë bardheblutë

Bylisi përmbys Tiranën, Lika mban gjallë bardheblutë
All - Paragraf - 1

Bylisi ka fituar përballë Tiranës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

All - Paragraf - 3

Bardheblutë kanë shënuar gol që në minutën e 20 me Edon Hasanin, por që në pjesën e dytë u dominuan nga ballshiotët, duke e bërë më të vështirë arritjen e finales së kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Në pjesën e dytë, Murataj (65’ dhe 78’) përmbysi gjithçka me dy golat e tij ndërkohë që portieri i Tiranës, Iljon Lika shpëtoi disa herë portën e bardhebluve nga pësimi i golave të tjerë.

Bylisi kishte mundësinë të thellonte shifrat në sekondat e fundit të ndeshjes, pasi fitoi një 11-metërsh, por Jurgen Goxhaj nuk arriti të shënonte përballë Likës.

2-1 rezultati i takimit, me kualifikimin që mbetet i hapur dhe që do të vendoset në Tiranë, në datë 15 korrik.

Të fundit