Flash News

KRYESORE

Bylisi tregon dhëmbët në Kupë, Laçi ka malore para

Bylisi tregon dhëmbët në Kupë, Laçi ka malore para

Bylisi nuk ka objektiv vetëm kampionatin, por dhe Kupën e Shqipërisë. Fitorja e sotme ndaj Laçit me rezultatin 2-0 e tregon qartë se skuadra ballshiote nuk do të dalë pa luftuar nga Kupa e Shqipërisë.

Vendasit bënë gjithçka mirë në Ballsh duke kthyer faqe pas humbjeve në kampionat. Silvester Shkalla gjeti golin e parë me fanellën e kuqe, ndërsa Edison Ndreca plotësoi golat e fitores.

Laçi nuk dhuroi shumë në fushën e lojës dhe skuadra e Armando Cungut ka një malore të madhe për të kaluar. Ekipi i tij duhet të kthejë rezultatin në pjesën e dytë.

Të fundit