Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Dy zgjidhjet për kryeprokurorin e ri

Bylykbashi: Dy zgjidhjet për kryeprokurorin e ri

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi deklaroi se 2 janë zgjidhjet që mund t’i japin fund ngërçit të krijuar për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Bylykbashi tha se ose krijohet KLP-ja, ose t’i lihet Gjykatës Kushtetuese që të vendosë për mandatin e Kryeprokurorit, ose për formulën e zgjedhjes së tij.

“Ne kërkojmë zbatimin e Kushtetutës. Mandati konstatohet i përfunduar nga KLP-ja. Dhe Kryeprokurori i ri, i përkohshëm ose jo vendoset me 3/5 e votave dhe nuk lë asnjë ekuivok. Nëse mazhoranca nuk do të kishte bllokuar formimin e KLP-së, nuk do ndodheshim këtu. Mazhoranca synon që të kapë drejtësinë nëpërmjet këtij Kryeprokurori të përkohshëm të zgjedhur me shumicë të thjeshtë. Kjo tregon se Kushtetuta ka një boshllëk, ne e kemi thënë me kohë. Por në rastin konkret mazhoranca po përpiqet ta shfrytëzojë për të zgjedhur një Kryeprokuror të përkohshëm. Rama me probleme të rënda dhe dosje të nxehta kërkon të ndikojë në hetimet e këtyre çështjeve. Sot ne kemi dy dispozita kushtetuese, i pari, me të cilin është zgjedhur edhe Llalla, i përcakton 5 vite, dhe një dispozitë që i jep Kryeprokurorit të ri mandatin e 7 viteve. Zgjidhja është, të ngrihet KLP ose të vendosë Gjykata Kushtetues”, deklaroi Bylykbashi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia blu, gjatë emisionit “Top Story”.

 

Të fundit