Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Bylykbashi: Fati i Metës si president nuk vendoset nga Partia Socialiste
Oerd Bylykbashi, ish-deputet i Partisë Demokratike, këmbëngul se Partia Socialist ka në dorë vetëm të propozojë shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe jo ta shkarkojë atë.
Në studion e “Ditarit” në A2 CNN shton se nëse Presidenti thotë se nuk ka zgjedhje, kryeministri nuk ka kompetencë për dekretim date zgjedhjesh.
“Deputetët socialistë nuk kanë asgjë më shumë sesa mundësinë për të propozuar shkarkimin e Presidentit të Republikës. Kaq. Maksimumi do të jetë tentativë partiake për të marrë edhe një pushtet tjetër. Vetëm Gjykata Kushtetuese ka kompetencën për shkarkimin e Presidentit, Parlamenti bën vetëm propozime. Nëse Presidenti thotë se nuk ka zgjedhje, kryeministri nuk ka kompetencë për dekretim date zgjedhjesh”, deklaroi ish-deputeti democrat.
Për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 Qershorin si datë zgjedhjesh, Bylykbashi u shpreh: “Sot ai kolegj është repart i PS-së. Rama kërkoi një gjykatë që t’i kundërvihej dekretit të Presidentit, por Kolegji Zgjedhor nuk e ka këtë kompetencë. Po të kishim Gjykatë Kushtetuese, do të bënim debat edhe për kompetencën e paqenë të Kolegjit Zgjedhor”.
Kur u pyet për procesin zgjedhor të ditës së dielë, Bylykbashi u përgjigj shkurt: “E diela është një proces antikushtetues”.
Partia Socialiste ka paralajmëruar se me 4 Korrik do të votojë nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të kushtetutës, referuzr vendimit të tij për anulizmin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.