Flash News

KRYESORE

Bylykbashi hedh poshtë argumentin e Ramës: Si mund të funksionojnë listat e hapura pa heqje koalicionesh

Bylykbashi hedh poshtë argumentin e Ramës: Si mund të

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik për reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi hedh poshtë arsyetimin e kryeministrit Edi Rama se listat e hapura nuk shkojnë me formulën aktuale të koalicioneve.

Duke folur në një dalje për mediat, Bylykbashi thotë se të dyja funksionojnë pa asnjë problem me njëra tjetrën, duke pasur parasysh rastin e Kosovës.

“Ajo që deklaron kryeministri Edi Rama është një nga gënjeshtrat e tij, pasi synon të ndryshon rregullat e lojës. Të dyja funksionojnë pa asnjë problem me njëra tjetrën. Koalicioni i sotëm është një formë liste e hapur për partitë. Zgjedhësi përcakton me votë fuqinë e secilës parti. Këtë po përpiqemi të bëjmë me këtë propozim, pra sa vlen secili kandidat.

Rama po përpiqet të bëjë të kundërtën, tenton tu heqë mundësinë zgjedhëse që të caktojnë kush janë kandidatët e partive që do hyjnë. Cdo parti del me emër të veçantë dhe më pas votohet kandidati. Është teknikalitet i zgjidhshëm, sic është rasti i Kosovës.

Rama përdor lidhje jo logjike që të zhduke koalicionet. Është vetëm çështje e hartimit të fletës së votimit”, tha Bylykbashi.

Të fundit