Flash News

KRYESORE

Bylykbashi ironizon kryeministrin: Ramës i duhet pak prokurori, se ashtu është një punë

Bylykbashi ironizon kryeministrin: Ramës i duhet pak prokurori, se ashtu

Deputeti demokrat Oerd Bylkbashi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me prokurori e ri. Sipas Bylykbashit Rama nuk do që të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi do që të ngrihet SPAK dhe të marrë në dorë dosjen Tahiri/Habilaj.

“Rames i duhet pak prokurori, se ashtu eshte nje pune...

Nese ngrihej Keshilli i Larte i Prokurorise, ky keshill do te ngrinte SPAK, prokurorine e posacme antikorrupsion. SPAK eshte i pavarur nga Prokurori i Pergjithshem‎ dhe do te merrte ne dore nga Prokuroria e Krimeve te Renda hetimin e dosjes Habilaj/Tahiri, te Dakos, Sejdinit dhe dosjet e korrupsionit. Prokurori i Pergjithshem nuk i pezullon dot prokuroret e SPAK.

Duke mos u ngritur Keshilli i Larte i ‎Prokurorise, SPAK nuk ngrihet dot, Rama duke shkelur Kushtetuten cakton me 36 votat e tij Prokurorin e Pergjithshem te perkohshem qe ka ne vartesi e mund te pezulloje prokuoret e krimeve te renda qe hetojne dosjet e nxehta dhe te caktoje ata qe do Kryeministri.

Dhe pastaj ka sharlatane qe thone se Rama nuk po kap drejtesine, por po ben reforme ne drejtesi!”, shkruan Bylykbashi.

Kujtojmë që sot në orën 18:00 është afati i fundit për të dorëzuar kandidaturat për prokurorin e përkohshëm.

 

 

Të fundit