Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: KQZ dhe prokuroria kanë shkelur ligjin në rastin e kryebashkiakut Malaj

Bylykbashi: KQZ dhe prokuroria kanë shkelur ligjin në rastin e

Hartuesi i ligjit të dekriminalizimit, Oerd Bylykbashi, ka akuzuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe prokurorinë se kanë shkelur ligjin në qëndrimin ndaj kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj. Ai kujton se kur drejtoi në parlament komisionin e dekriminalizimit, bashkë me përfaqësuesit e shumicës, ranë dakord që vepra të rënda penale si vrasjet, plagosjet dhe armëmbajtja pa leje t’i ndalonte përjetësisht individëve të dënuar me vendime të formës së prerë të merrnin apo të ushtronin një funksion publik.

Por ish deputeti demokrat kujton se rasti i kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj, i cili vetë deklaroi se është dënuar me burg për armëmbajtje pa leje, është rasti flagrant i shkeljes së ligjit të dekriminalziimit.

“Zoti Malaj nuk ka të drejtë përjetë të kandidojë në për një funksion publik. Ligji i dekriminalizimit është shumë i qartë, armëmbajtja pa leje përjetë i ndalon kandidimin, zgjedhjen dhe marrjen apo ushtrimin e çdo lloj funksioni”, tha Bylykbashi në Abc news duke shtuar “Ndryshimet e mëparshme në kod të bëra qëllimisht për të vrarë këtë nen, nuk kanë asnjë vlerë. Është si të themi që meqë ka ndryshuar neni penal në Shqipëri me numërimin e tij, kjo nuk vlen më, por është si të thuash se Kodi Penal, grek apo italian e parashikon me një numër tjetër në kod armëmbajtjen pa leje nuk ka korrespondencë despozitash dhe për rrjedhojë zoti Malaj, po të ishte i dënuar jashtë Shqipërisë nuk do të ndalohej”.

Ai më pas tregon edhe shkeljen që ka bërë KQZ-ja.

“Veprimi i KQZ për të refuzuar ligjin është i kundërligjshëm dhe ka përgjegjësi për anëtarët e KQZ. Përdorja e një vendimi gjykate i cili nuk është unifikues i Gjykatës së Lartë nuk e detyron KQZ te zbatojë”.

Të fundit