Flash News

KRYESORE

Bylykbashi i kujton Ramës si  bllokonte statusin e vendit kandidat: Ç’do thoshte Fyle?!

Bylykbashi i kujton Ramës si  bllokonte statusin e vendit kandidat:

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, marrë shkas dhe nga kërkesa e kryeministrit për të caktuar kryeprokurorin e ri me 36 vota, i kujton Ramës se si kur ishte në opozitë bllokonte statusi e vendit kandidat në BE.

“Ju kujtohet kur Rama në opozitë kërkonte që Rregullorja e Kuvendit të miratohej me shumicë 3/5, pra 84 vota? Ju kujtohet se si bllokonte statusin e vendit kandidat per kete dhe dy ligje te tjera? E pra, Kushtetuta percakton se Rregullorja miratohet me shumice absolute, pra 71 vota. Berisha i kishte 71 vota, por Fyle kerkonte patjeter qe te miratohej me 84 vota qe te perfshihej edhe Edi Rama. Konsensusi na ishte me i rendesishem se Kushtetuta”, shkruan Bylykbashi.

Më tej ai shton se sot Rama kërkon të caktojë prokurorin me shumicë të thjeshtë, por çdo të thoshte komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle, i cili kërkonte konsensus 4 vite më parë?

“Sot Rama Kryeminister kerkon qe Prokurorin e Pergjithshem ta caktoje me shumice te thjeshte, 36 vota. Pra vetem me votat e tij, pavaresisht se Kushtetuta imponon konsensus me 3/5 apo 84 vota, te cilat Rama nuk i ka. Do isha shume kurioz te shihja c'do te thoshte Fyle qe kerkonte konsensus 4 vite me pare‎. Apo sot KONTROLLI i Prokurorit ‎nga Kryeministri na qenka me i rendesishem se KONSENSUSI qe imponon sot KUSHTETUTA?!”, shton më tej deputeti demokrat.

 

Të fundit