Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Pa votën e lirë, Europa është burokraci letre në format A4

Bylykbashi: Pa votën e lirë, Europa është burokraci letre

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook Oerd Bylykbashi, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen me protestën e opozitës.

Si pas tij vetëm vota e lirë na siguron shtetin e të drejtës ku garantohet e e drejta e fjalës së lirë, e drejta e prones, e drejta për punësim, arsim e shëndetësi dinjitoze dhe çdo e drejtë tjetër që na bën qytetarë me dinjitet.

Statusi i plotë:

Të nderuar qytetarë që besoni në liritë tuaja,

Nesër më 13 maj, në ora 12.00 të mblidhemi në Tiranë për të protestuar për VOTËN E LIRË dhe ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME.

Vetëm vota e lirë na siguron shtetin e të drejtes ku garantohet e e drejta e fjalës së lirë, drejta e pronës, e drejta për punësim, arsim e shëndetësi dinjitoze dhe çdo e drejtë tjetër që na bën qytetarë me dinjitet!

Vetëm vota e lirë na garanton një Drejtësi të drejtë ku gjyqtari i korruptuar NUK mbron ministrin apo politikanin e korruptuar!

Këto vlera europiane janë themeli i Europës që i duhet shqiptarëve. Mbi këto themele mund të ndërtojmë Europën tonë. Pa këto, integrimi është një cati pa mure e themele. Pa këto, Europa është burokraci letre në format A4.

Të gjithë nesër për votën e lirë për ta ndërtuar Europën këtu, pa rëndur askund!

 

Të fundit