Flash News

KRYESORE

Bylykbashi për ekstradimin e Seitit: Rama po bën çmos për të mbrojtur Tahirin

Bylykbashi për ekstradimin e Seitit: Rama po bën çmos për

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi e ka konsideruar ekstradimin e Nazer Seitit në Itali, anëtar të bandës Habilaj, si përpjekje të kryeministrit Edi Rama për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Bylykbashi tha se Rama nuk ekstradon persona të dënuar si Durim Keçi dhe Agron Xhafaj, por ata që janë nën hetim, duke shkelur ligjin.

“Në vend që të dorëzojë kriminelë të dënuar për trafiqe dorge, me të cilët ka ardhur në pushtet dhe mban pushtetin, si Durim Keçi dhe Agron Xhafaj, të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge, Rama nuk i ekstradon, përkundrazi u siguron lirinë dhe paprekshmërinë. Ndërkohë persona që janë në hetim për trafik droge, llogaritarin e Habiljave, Nazer Seitin, dëshmitarin kyç të milionave të drogës që ka marrë Saimir Tahiri, shkeli ligjin dhe e ekstradoi vetëm për të sabotuar hetimin e Saimir Tahirit”, u shpreh deputeti demokrat.

Më tej, Bylykbashi shtoi: “Edi Rama ka ngritur në këmbë shtetin, qeverinë dhe drejtësinë e kapur, si dhe po bën kurban reformën në drejtësi për të mbrojtur Saimir Tahirin, sepse kështu mbron veten e tij dhe pushtetin e tij të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.”

Të fundit