Flash News

KRYESORE

Bylykbashi publikon dokumentin e i drejtohet Ramës: Ç’do të thotë të bësh shtet!

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi marrë shkas dhe nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut për dëmshpërblimin që duhet t’u japë qeveria qytetarëve për shembjen e pronës, ka reaguar duke cituar kodin penal.

"Të bësh shtet është të çosh para drejtësise Edi Ramën për shkatërrim me eksploziv të pronës (neni 152 Kodi Penal) me veprime që Gjykata e Strasburgut i gjeti të paligjeshme dhe për shpërdorim detyre (neni 248 Kodi Penal) për dëmin e shkaktuar në kurriz të taksapaguesve shqiptare‎ në vleren13,5 milion euro", shkruan ndër të tjera Bylykbashi.

Reagimi i Bylykbashit:

Te besh shtet

Pas vendimit te fundit te Gjykates se Strasburgut, asaj qe vetingu i Rames nuk ka shans ta preke, qe denoi qeverine e Rames me 13,5 milione euro per shkaterrim prone me veprime te paligjeshme, me mijera jane shqiptaret qe kane te drejte t'i drejtohen asaj gjykate per te gjetur drejtesine qe nuk do ta gjejne ne gjykatat qe jane nen kercenimin e vetingut. Nese kjo ndodh, fatura e padrejtesive te shtetit bandit te Rames do te jete e frikeshme.

Te besh shtet eshte te cosh para drejtesise Edi Ramen per shkaterrim me eksploziv te prones (neni 152 Kodi Penal) me veprime qe Gjykata e Strasburgut i gjeti te paligjeshme dhe per shperdorim detyre (neni 248 Kodi Penal) per demin e shkaktuar ne kurriz te taksapaguesve shqiptare‎ ne vleren13,5 milion euro.

Po kush ta beje? Prokurorja Provizore e caktuar nga Kryeministri, apo SPAK ‎qe Rama po behet gati te kape pasi te kape Keshillin e Larte te Prokurorise? Me deklarata dhe memo nderkombetaresh nuk behet drejtesi! As me deklarata sharlatanesh dhe palacosh qe demin qe i shkaktuan shqiptareve duke shkelur ligjin duan t'ia faturojne te tjereve!

Drejtesi behet vetem duke zbatuar Kushtetuten, ligjin dhe te drejtat e njeriut.

P.S.: po aq shkelje e rende do te ishte po t'i shkaterrohej me eksploziv nga shteti vila e tij ne Surrel. Do te ishte hakmarrje dhe jo venie ne vend e drejtesise. Sekuestrimi per te shlyer demin po, do te ishte drejtesi!

Të fundit