Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Rama ka një strategji për t’u hequr të drejtën e referendumit shqiptarëve

Bylykbashi: Rama ka një strategji për t’u hequr të

Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi se pavarësisht përpjekjes së presidentit Ilir Meta për të organizuar referendum, kjo nuk do të kryhet. Juristi shtoi se nga ana procedurale është gati i pamundur zhvillimi i një referendumi për shkak të kohës së shkurtër.

“Për fat të keq në vitin 2000 shumica socialiste miratoi me 3/5 e votave Kodin Zgjedhor i cili u hartua për të vrarë referendumin.

Ne nuk kemi ligj të veçantë për referendumin. Ne e kemi të përfshirë në Kodin Zgjedhor. Kodi Zgjedhor i asaj kohe në mënyrë të veçantë rregullonte dhe referendumet. Këto dispozita u ripërsëritën pa ndryshuar asgjë. Në vitin 2008 kodi i 2003 u shfuqizua i tëri.”, tha ai në Abc News.

Bylyjbashi sqaroi se Kushtetuta ia jep qytetarit të drejtën e referendumit, por ligji ia merr.

“Së pari një kërkesë për referendum duhet të paraqitet në periudhën nga 1 Janar deri në 30 nëntor të një viti të caktuar. Pa asnjë shpjegim, po ky ligj thotë se: Nëse procedura për referendumin nuk i ka kaluar të gjithë procedurat brenda datës 15 mars, referendumi shtyhet për vitin pasardhës. Ndaj dhe Edi Rama do t’i shfrytëzojë të gjitha këto për tu hequr shqiptarëve të drejtën e referendumit.

Pra është një ligj i ndërtuar për ti vrarë shqiptarëve të drejtën e referendumit. Nga ana procedurale nuk mund të mbahet referendumi. Kodi i vdekur zgjedhor i vitit 2003 mbahet me një fije nga kodi i 2008-ës“, tha Bylykbashi.

Të fundit